Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka pësuar rënie prej 13 përqind në krahasim nga viti paraprak. Sipas medias gjermane Funke Mediengruppe, nga janari deri nëntor 2019 kanë kërkuar azil në Gjermani plot 133.270 persona.
Por në gjithë Europën ka një rritje të azilkërkuesve me tetë përqind ose me shifra 473.215 persona, përcjell foldrejt.com. Për krahasim në 2015 kishte plot 1.2 milion refugjatë.
Numri më i madh i refugjatëve janë nga Siria, Afganistani dhe Venecuela. Kjo nënkupton se numri i refugjatëve është rritur falë krizës që po kalon Venecuela.
Sa u takon numrit të personave që kanë kaluar ilegalisht kufirin gjerman, numri më i madh është nga afganët (2399 persona), nigerianët (2133 persona), turqia (1721), sirianët (1691), shqiptarët (1682) dhe irakenët (1651). Kjo e fundit tregon se shqiptarët vijojnë të jenë të dergjur rrugëve europiane për një jetë më të mirë, atë që nuk ua falin politikanët shqiptarë./Foldrejt.com