Me 112 të vrarë në 24 orët e fundit, është rritur në 28.775 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës, popullatën e të cilës e ka detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 133 ditësh ndaj Rripit të Gazës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 112 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës”, tha Al-Qudra duke shtuar se numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën në Gaza ka arritur në 28.775.
Ai theksoi se në sulmet e fundit forcat izraelite janë plagosur edhe 157 palestinezë dhe se numri i përgjithshëm i të plagosurve në Rripin e Gazës ka arritur në 68.552.
Zëdhënësi Al-Qudra tha se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.