Të paktën 2.800 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë mbeten të pagjetur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel në Libinë lindore, tha një burim mjekësor në Gjysmëhënën e Kuqe Libiane.
Qytetet më të prekura nga katastrofa të dielën janë Derna, Bengazi, Bayda, Al-Marj dhe Soussa, përcjell Fol Drejt.
“Statistikat përfshijnë të gjitha qytetet e prekura që u ekspozuan ndaj përmbytjeve”, tha burimi, duke theksuar se shumica e njerëzve humbën jetën nga mbytja ose nga shembja e ndërtesave të banimit.
Rreth 7.000 familje mbeten të bllokuara në zonat e prekura, tha burimi, duke shtuar se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për evakuimin e tyre.
Sipas zyrtarit, Gjysmëhëna e Kuqe Libiane gjithashtu humbi katër nga punëtorët e saj ndërsa po ndihmonte në përpjekjet e shpëtimit, ndërsa një tjetër mbetet i zhdukur.
Ossama Hamad, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti në lindje të vendit, të hënën tha se numri i të vdekurve vetëm në Derna ka arritur në 2.000 dhe mijëra besohen të jenë të zhdukur.
Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, i shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si zona fatkeqësie dhe shpalli tri ditë zie kombëtare./FolDrejt/