Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Semeru në shtetin indonezian Java Lindore është rritur në 14, duke thënë se vullkani vazhdoi të nxjerrë lavë dhe tym të dendur, transmeton Fol Drejt.
Ekipet e shpëtimit u detyruan të ndalonin veprimet për shkak të kushteve të pafavorshme të shkaktuara nga shpërthimi i përsëritur, njoftojnë mediat lokale, duke iu referuar zyrtarëve lokalë, shkruan AA.
Observatori i vullkanit Semeru ka lëshuar një paralajmërim për banorët në zonat përreth, duke u kërkuar që të evakuohen.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) tha se të paktën 27 persona ende llogariten të zhdukur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Në vullkanin Semeru 3.676 metra të lartë, janë regjistruar shpërthime edhe më parë në dhjetor të vitit 2020 dhe janar të këtij viti.