“Numri i njerëzve të vrarë pas sulmit me raketa në stacionin hekurudhor në qytetin ukrainas të Kramatorsk është rritur në 57”, tha sot guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kirilenko.
Ai shtoi se 109 persona u plagosën në sulm, për të cilin Ukraina fajësoi Rusinë, ndërsa Moska mohoi përgjegjësinë, duke thënë se raketa ishte ukrainase.
Informacioni i së shtunës thoshte se të paktën 52 njerëz u vranë në Kramatorsk./FolDrejt/