Numri i njerëzve në përmbytje pas shkatërrimit të digës Kahovka në bregun e majtë ukrainas të Dnieper u rrit në 16, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Ndërkohë, zyrtarët rusë njoftuan se 29 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në territorin në bregun e djathtë të Dnieper të kontrolluar nga Moska zyrtare, raporton Reuters.
Në valën e përmbytjeve pas shembjes së digës Kahovka, toka e punueshme u shkatërrua dhe furnizimet për popullatën civile u ndërprenë dhe më shumë se 3600 njerëz u evakuuan nga zonat Kherson dhe Mykolaiv, ndërsa 31 persona janë ende të zhdukur, përcjell Fol Drejt.