Një zonë me madhësi të barabartë me 3.000 fusha futbolli në ditë në pyjet e Amazonës në Brazil është shpyllëzuar vitin e kaluar, njoftoi Instituti i Amazonës për Njerëzit dhe Mjedisin.
Instituti, i cili merret me hulumtime dhe ruajtjen e pyjeve të Amazonës, tha në një deklaratë se shpyllëzimi në Amazonë është rritur edhe më shumë në vitin 2022, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë theksohet se vitin e kaluar janë prerë dhe shkatërruar pemë afërsisht sa 3 mijë fusha futbolli në ditë.
Në deklaratë thuhet se në dhjetor 2022 u shkatërruan 287 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore, që korrespondon me 105 për qind më shumë sipërfaqe se në dhjetor 2021.
Ndryshe, pyjet e Amazonës, të cilësuara si “Mushkëritë e Tokës” me oksigjenin që i siguron tokës, parandalon çlirimin e më shumë se 1 miliard tonë karboni atmosferik në vit.
Amazona është gjithashtu shtëpia e 10 për qind të specieve të kafshëve dhe bimëve në botë dhe më shumë se 400 fiseve indigjene që jetojnë në tetë vende të ndryshme të Amerikës së Jugut./FolDrejt/