Rafael Leao është një nga futbollistët kryesore të Milan, i cili po ndihmon kuqezinjtë të arritjen e fitimit të titullit kampion këtë sezon, pasi ka shënuar edhe gola vendimtarë.
Kontrata aktuale e futbollistit portugez me “Rossoneri” do të skadojë në vitin 2024, por palët janë afër finalizimit të marrëveshjes së re, me ç’rast futbollisti do të lidhej me klubin Kuqezi për dy vjet të tjera, deri më 2026.
E mediat italiane mësojnë se me këtë rast do të rritet edhe klauzola e shkëputjes eventuale të kontratës së futbollistit me tipare sulmuesi.
Më saktësisht, e përditshmja “La Gazzetta dello Sport” raporton se me kontratën e re, vlera e Leaos do të rritet në 100 milionë euro.
Vlera e tij do të jetë më e lartë edhe nëse Milani shpallet kampion i Italisë. Interesim për futbollistin e fuqishëm dhe këmbëshpejtë ka shfaqur Paris Saint-Germaini.
Por, Milani do të mundohet ta mbajë sa më gjatë të jetë e mundur 23 vjeçarin. Leao është i lumtur në Milano dhe dëshiron ta mbyllë këtë sezon me trofe, derisa forma e tij është gjithnjë e më shumë në rritje./FolDrejt/