Masa e qeverisë franceze u prezantua nga kryeministri Jean Castex gjatë një intervistë për gazetën e përditshme Le Parisien.
Ndihma do të zbatohet për 4 muajt në vazhdim duke filluar nga prilli dhe do t’i kushtojë qeverisë pak më shumë se 2 miliardë euro.
Çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës u rritën në nivele rekord në shumë vende anembanë botës këtë javë pasi pushtimi rus i Ukrainës shtoi tensionet e tregut.
Mbështetja për shoferët francezë u njoftua dhe nga presidenti Emmanuel Macron , i cili aktualisht ndodhet në fushatë elektorale për të siguruar një mandat të dytë në krye të Elysees.
Në intervistën e publikuar të shtunën, Castex tha se zbritja do të mbulonte familjarët, transportin përmes kamionëve fermerët.
Me këtë nismë të ndërmarrë pritet t’i kursehet një konsumatori 9 euro për një furnizim me 60 litra karburant./FolDrejt/