Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ishte 10 për qind në shtator, norma më e lartë e regjistruar që nga ribashkimi i vendit në vitin 1990, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
“Rritja e madhe e çmimeve të energjisë vazhdon të jetë arsyeja kryesore e inflacionit të lartë”, tha Georg Thiel, kreu i Zyrës Gjermane të Statistikave (Destatis), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Por, ne gjithashtu po shohim rritje çmimesh të shumë mallrave të tjera, veçanërisht të ushqimeve”, tha Thiel, duke shtuar se rritja e çmimeve të karburanteve në vend ka rritur edhe çmimet e tjera.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 7.9 për qind ndërsa në shtatë muajt e fundit ka qenë mbi 7 për qind./FolDrejt/