Çokollata e zezë, përveç shijes së mirë, ka dhe një sërë efektesh pozitive, siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës.
Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin, në testimet e trurit që u bënë, përcjell Fol Drejt.
Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.
“Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite.
Shkencorët studiuan efektin e çokollatës tek memoria e përqendrimi.
Megjithatë mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm./FolDrejt/