Drejtoria për Arsim ka bërë të ditur se në Gjakovë tri shkolla që po e mbajnë mësimin online, shkaku i shtimit të rasteve pozitive me COVID-19.
Drejtoria për Arsim bëri njoftoi se shkollat që kanë kaluar online janë “Yll Morina”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari ” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha, transmeton Fol Drejt.
“Të nderuar Drejtorë, mësimdhënës dhe prindër,
pas informacionit të fundit nga IKSHPK të cilin e pranuam sot,dhe verifikimit të rasteve pozitive: në mësim online nga nesër dalin edhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari ” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”.Shkollat e tjera vazhdojnë me klasë të caktuara online.
Ju lutemi,merrni masa në shkolla,maska dhe dezinfektues të
domosdoshme,klasat të ajrosen kohë pas kohe dhe të jeni të kujdeshëm nëse nxënësit dalin me ndonjë simptomë në shkollë.
Ne jemi duke i marrë informatat për çdo shkollë dhe nëse eventualisht kemi rritje të rasteve do të ju njoftojmë me kohë!
Shpresojmë të kalojmë lehtë edhe këtë fazë të pandemisë!” – thuhet në njoftim./FolDrejt/