Në raportin që ka përgatitur Komisioni Europian për ekonomitë e vendeve evropiane, thuhet se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike në Maqedoni do të jetë 2.8 për qind, ndërsa në vitin 2020 do të jetë 3.1 për qind.
Në pjesën për Maqedoninë thuhet se ekonomia e vendit varet nga situata politike dhe niveli i investimeve.
“Shtytjet për rritjen ekonomike do të jenë investimet dhe masat stimuluese fiskale, që pritet të zbatohen. Gjithashtu pritet rritje të eksportit, rritje të vendeve të punës dhe pagave. Në gjysmën e dytë të vitit është vërejtur përmirësim i tregut dhe punës dhe është rritur shkalla e punësimit”, thuhet në raportin e KE-së.
KE parashikon që shkalla e papunësisë në fund të vitit të jetë 21.3 për qind, në fund të vitit të ardhshëm 20.6, ndërsa në fund të vitit 2021 të jetë 20.1 për qind.