Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit një qytetar ka vdekur dhe 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus në 24 orët e fundit, shkruan Fol Drejt.
Raporti i plotë:
09 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 331.