Një rritje rastesh me COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit krahasuar me statistikat e ditëve të kaluara.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se 4 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 prej 29 testimeve të kryera gjithsej.
Viktima nuk ka, ndërkaq gjatë kësaj kohe janë shëruar dy persona.
8 raste vazhdojnë të jenë aktive./FolDrejt/