Evropa vijon të ketë një rritje të infektimeve ditore. Franca është shteti më problematik. Në vetëm 24 orë në vend u regjistruan mbi 42 mijë raste duke e çuar totalin në më shumë se 4.5 milionë të infektuar.
Për të shmangur rivendosjen e një tjetër bllokade në shkallë kombëtare, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së shkollave.
Spanja do të kërkojë që njerëzit që vijnë nga Franca përmes kufijve tokësorë, të prezantojnë test negativ kundër koronavirusit i cili duhet të bëhet 72 orë para arritjes në Spanjë.
Polonia vijon të jetë në vendin e dytë për infektimet ditore. Nivele të larta infektimesh ka edhe në Gjermani e Greqi.