Një studim nga shkencëtarët ka zbuluar se ndotja e ajrit ka shënuar rritje serioze në 46 qytete metropolitane tropikale në Afrikë dhe Azi.
Sipas lajmit të “The Guardian” nëpërmjet një studimi të zhvilluar me pamje satelitore është ekzaminuar se ndotja e ajrit rritet me shpejtësi në qytetet tropikale në Afrikë dhe Azi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në studim thuhet se ndotja e ajrit është në nivele të larta në 46 qytete metropolitane tropikale të cilat pritet të presin më shumë se 50 milionë njerëz deri në vitin 2050.
Rritja e ndotjes së ajrit në megaqytetet në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme, parashikohet se ka qenë efektive në vdekjen e rreth 180 mijë personave gjatë viteve 2005-2018.
Ndërsa në mesin e arsyeve themelore për ndotjen e ajrit në qytetet në fjalë thuhet se kanë kryesuar aktivitetet e transportit dhe industrisë si dhe përdorimi i plehut në hapësirat bujqësore në afërsi të qyteteve dhe djegia e kashtës (barërave) në këto zona.
Ndërkohë vihet në dukje se në vendet me qytetet më të populluara në botë si Kina dhe India, burimi kryesor i ndotjes kanë qenë centralet e energjisë që përdorin si lëndë djegëse qymyrin.
Shkencëtari nga Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit me Rreze të Mesme, Mark Parrington tha se satelitët ruajnë 800 milionë të dhëna ditore, përfshirë informacione për ndotjen e ajrit dhe zonat më të vështira që mund të arrihen në tokë./FolDrejt/