Përherë të dytë brenda dy muajsh rrjeti social Facebook ka pasur probleme në gjithë botën, ku kësaj here më shumë në SHBA dhe Europë – duke sjell panikë, shkruan foldrejt.com.
Krahas Facebook, edhe Instagram dhe Whatsapp kanë probleme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga downdetector.com, shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.
Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri.
Nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma.