Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, ku autobusi me targa të Maqedonisë Veriore ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur, informon foldrejt.com. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi. Ata ishin duke udhëtuar drejt Koapanikut.
Siç njoftohet ka disa të lënduar prej të cilëve njëri më rëndë. Ekipet serbe të Ndihmës së Shpejtë menjëherë kanë dalë në terren për të transportuar të lënduarit në spitalet më të afërta. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se rruga ku ka ndodhur aksidenti është në fazë rikonstruktim për më shumë se një muaj.