Sipas 24ur, një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Pomurska në Slloveni, ku për rrjedhojë ka edhe viktima, shkruan Fol Drejt.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ndërsa deri tani janë raportuar të vdekur tre persona, por nuk dihet numri i të lënduarve.
Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.
Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.
Sipas 24ur, autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit tani për tani është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim. /FolDrejt/