Një person ka përfunduar pa shenja jete pas lëndimeve të marra përderisa po punonte me traktor.
Sipas të dhënave nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, viktima ishte rrokullisur me traktor, transmeton Fol Drejt.
Në raport më gjerësisht theksohet:
“Prizren 09.10.2022 – 14:43. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.”
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/