Një person ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit të tij.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:30, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh.