Këtë radhë në aksin Prrenjas – Librazhd, në vendin e quajtur “Bushtricë” , një kamion është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një makinë.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa drejtuesi i autoveturës lëndime të lehta.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./ABCnews/