Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Policia vazhdon të jetë e pozicionuar nëpër punkte përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll. Përkundër përpjekjeve të ekipit tonë për të marrë mendimin e ndonjë qytetari rreth kësaj situate, ata nuk kanë pranuar të flasin.
Situatë e ngjashme është edhe në kufirin e Bërnjakut. Raporton Gazetaexpress përcjell Foldrejt.com