Ditën e sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës A, ku në ceremoninë e fillimit të ndërtimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Kryetari i Prishtinës ndër të tjera tha se punimet për të ashtuquajturën rruga A, e emëruar “Xhim Xhema”, pritet të zgjasin 240 ditë, pra disa ditë më pak se 8 muaj të plotë.
“Në këtë ditë me diell do të fillojmë punët dhe brenda 240 ditëve pritet përfundimi”, tha ai, transmeton Fol Drejt.