Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se për shkak të punimeve, në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te “Parku i Lirisë” në Ferizaj, do të mbyllen për qarkullim, shkruan Fol Drejt.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 12 deri më 14 korrik 2023, do të zhvillohen punimet për asfaltimin e zgjerimit të rrugës “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te “Parku i Lirisë” në Ferizaj.
Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të automjeteve në këto rrugë, duke filluar nga ora 8.00- 17.00” – thuhet në njoftimin e MI-së.
Nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që ditëve në vijim, të shfrytëzojnë rrugë të tjera për qarkullim./FolDrejt/