Sonte është arrestuar në Prishtinë kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.
Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është i ftuar Rrustem Mustafa ku si temë diskutimi është 25 vjetori i vrasjes së Zahir Pajazitit.
Në fillim analistët në studio komentuan këtë zhvillim të fundit e më pas iu afrua fjala për një koment edhe ish-deputetit të PDK-së.
Rrustem Mustafa pasi refuzoi kategorikisht të komentoj arrestimin e Dardan Mollliqajt, e konsideroi joserioze të merret me këtë temë.
“Unë po e liroj studion ju vazhdoni”, deklaroi Mustafa, përcjell Telegrafi.
“Është jo serioze për mua ky diskutim… Kemi kohë, unë vij prapë në emision”, deklaroi në mënyrë protestuese Mustafa.
Megjithatë emisioni vazhdoi më pas me temën kushtuar 25-vjetorit të vrasjes së Zahir Pajazitit.