Një studim i ri tregon, se rryma e Golfstrimit po dobësohet gjithnjë e më shumë. Rreziku është, se rrymat oqeanike mund të ndryshojnë drejtimin dhe të prishin ekuilibrin e paqendrueshëm të klimës.
Të dhënat nga një numër i madh projektesh studimore për oqeanet nxjerrin në pah, se në dekadat e fundit Rrymat Qarkulluese Meridionale të Atlantikut (AMOC) kanë humbur dukshëm fuqinë.
Rryma e njohur si Golfstrim edhe në periudhat e rritjes së nivelit të ujit përgjatë dimrit sjell temepratura të moderuara në ishujt Kanal drejt Irlandës dhe Britanisë së Madhe deri në Holandë, në perëndim të Gjermanisë e më tej në Skandinavi.