Rubla ruse arriti sot nivelin më të mirë në katër vjet kundrejt dollarit amerikan, për shkak të hapave të Moskës për të mbështetur monedhën e saj kombëtare.
Duke shënuar rënie deri në 150 kundrejt dollarit në fillim të marsit pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, monedha ruse më pas shënoi rritje në kursin e këmbimit dollar/rubël, duke arritur sot në 57,1, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rubla u bë monedha me rezultatet më të mira në botë këtë vit me ndihmën e kontrolleve të kapitalit dhe masave të tjera financiare nga qeveria ruse./FolDrejt/