Rubla u dobësua sot ndaj dollarit në bursën e Moskës me 2.1 për qind në 66.63 rubla për dollar, që është kursi i saj më i ulët i këmbimit në më shumë se dy javët e fundit.
Vetëm dy ditë më parë, rubla arriti nivelin më të fortë kundrejt monedhës amerikane që nga shkurti i vitit 2018, me 55.80 rubla për dollar, raporton Reuters.
Rubla ruse ka vijuar rënien edhe sot, duke nisur nga e enjtja, pasi banka qendrore uli normën e interesit referencë dhe tregoi se ulja e mëtejshme e saj dhe lehtësimi i masave të kontrollit të kapitalit është i pashmangshëm, transmeton Fol Drejt.
Këto mesazhe nga banka qendrore ruse, së bashku me mospagimin e mundshëm të detyrimeve të Rusisë në lidhje me borxhin e jashtëm, tërhoqën monedhën ruse./FolDrejt/