Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka deklaruar “Ndihem shumë mirë” pas testit pozitiv me corona virus që rezultoj para disa ditësh.
Rugani, ishte një nga lojtarët e Serie A që deklaroj publikisht se ishte infektuar me corona virus, javën e kaluar.
Mbrojtësi juventin foli për kanalin zyrtar të klubit ‘Juventus TV’: “Jam mirë, kam qenë shumë mirë. Nuk kam pasur simptoma që keni ndegjuar në lajme,”,deklaroj Rugani.
Rugani u pyet në lidhje me lajmin e deklarimit të tij në media për infektimin.
“Ishte një ‘boom’ mediatik, i falenderoj të gjithë ata që me shkruan dhe me dërguan mesazhe inkurajuese.”
I pyetur se si po e kalon kohën i mbyllur në shtëpi, ai u përgigjë: “Kam përfunduar gati të gjitha programet në Netflix, ju sugjeroj të shikoni ‘The Invisible Guest’, është një triller që nuk zgjatë shumë dhe nuk është shume serioz. Preferoj edhe sugjerime nga ju!”
“Më mungon përqafimi i të dashurve. Unë jam vetëm në hotelin J, karantina është pak e gjatë dhe e mërzitshme, por është kështu për të gjithë.”//FolDrejt