Gazetari Labinot Balaj ka dekonstruktuar, siç e ka cilёsuar ai tentimin e amalgamuar “nё mes dy provicash ideologjike” tё diskursit djathtist populist me majtizmin, gjegjёsisht konservatorizmit me marksizmin, tё cilin po provon ta kultivojё lideri aktual i Lidhjes Demokratike tё Kosovёs (LDK), Lumir Abdixhiku, shkruan Fol Drejt.
Nёpёrmjet njё postimi nё llogarinё e tij nё rrjetin social Facebook, Balaj ka thёnё se tё parit tё LDK-sё nё fakt i mungon koncepti politik, e madje edhe dija.
“Po të ishte i ditur e konceptual edhe do të ishte shqu për naj formim teorik – sado i rudimentum koftë ai – atëherë Lumirit kishim mujtë me ia njoftë meritat për orvatje të përurimit të naj “neo-postmodernizmi politik” të amalgamuar në mes dy proviniencash ideologjike, përkatësisht: djathtizmit popullist me majtizëm, gjegjësisht konzervatorizmit me marksizëm” – ka shkruar Balaj.
Ky diskurs i tillё, sipas Balajt, e nxjerr Abdixhikun anakronik:
“Ne kuadër të këtij anakoronizmi tё tij, Lumiri aksidentalisht po e shfrytëzon “infastrukturën ligjërimore marksiste”, më saktë parullat e kësaj të fundit n’shërbim të njё projekti aksidental djathtist. Në këtë kuadër të këtij intepretimi të politikës të bazume në premisa “eklektike”, Rugovën po e portretojnë si mishërues dhe pararojë të interesave të klasës punëtore.”
Ai e ka mbyllur kritikёn me njё parullё ironike:
“Pёr fund: Rugovistё tё tё gjitha vendeve: BASHKOHUNI!”