Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, u ka bërë apel bizneseve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.
Pas lehtësimit të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, është bërë edhe hapja graduale e bizneseve dhe përpjekjes për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, shkruan lajmi.net.
Mirëpo shumë biznese e në veçanti në ato të gastronomisë, distanca fizike dhe rekomandimet e tjera të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk po zbatohen.
Duke e parë këtë gjendje, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili iu ka bërë thirrje bizneseve që t’i respektojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së, në të kundërtën siç deklaroi ai, do të mund të kthehen në pikën zero.
Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:
Lutje per bizneset e hapura: Respektoni masat mbrojtese dhe parandaluese per COV-19
Kemi bere shume perpjekje dhe mund per te lejuar hapjen graduale te ekonomise, edhe shume me shpejt se vendet tjera, por gjitheçka mund te kthehet ne piken 0, nese masat per te cilat jemi zotuar qe do t’i respektojme, nuk respektohen, sidomos ne bizneset ku ka grumbullime dhe turma. Bota ka filluar t’i kthehet normalitetit, por ky normalitet tani i ka rregullat e veta. Rregull mbi rregullat eshte kujdesi per veten dhe te tjeret, duke mbajtur distancen, duke mbajtur maskat (sidomos stafi) dhe duke bere dezinfektime te rregullta.
Mosperhapja e virusit dhe shkuarja drejt perfundimit zyrtar te pandemise na lejon te fokusohemi ne pjesen e masave per rimekembjen e ekonomise. Sa me shpejt qe kemi perfundim zyrtar te pandemise, aq me e shpejte do te jete rimekembja ekonomike.
#kujdes.