Një minë lundruese shpërtheu në Detin e Zi pranë qytetit bregdetar rumun Costinesti, njoftuan mediat lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Nuk pati viktima nga shpërthimi që ndodhi pranë skelës së hotelit”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Agerpres.
Raportohet se më vonë të hënën, një tjetër minë u zbulua aty pranë dhe u neutralizua.
Në lidhje me këtë, agjencia bullgare e lajmeve BTA raportoi se Marina Bullgare ka ndërmarrë veprime shtesë të vëzhgimit kundër minave për të garantuar sigurinë e anijeve dhe për të parandaluar incidentet.
“Forcat dhe njësi shtesë të reagimit janë në gatishmëri në rast se marrim ndonjë paralajmërim për mina lundruese”, thuhet më tej.