Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis i ka quajtur sulmet e përsëritura të Rusisë ndaj infrastrukturës së Danubit të Ukrainës pranë Rumanisë “të papranueshme” pasi Moska goditi Odesën, duke përfshirë portet jetike të përdorura për eksportin e grurit.
“Sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër infrastrukturës civile ukrainase në Danub, në afërsi të Rumanisë, janë të papranueshme. Këto janë krime lufte dhe ato ndikojnë më tej në kapacitetin e UA-së për të transferuar produktet e tyre ushqimore drejt atyre në nevojë në botë.”, u shpreh presidenti rumun.