Një aeroplan rus hodhi një bombë të shtunën pasdite në një shkollë ku u strehuan rreth 90 persona, nga të cilët 30 janë shpëtuar dhe shtatë të plagosur deri më tani.
Kievi akuzoi sot Rusinë për bombardimin e një shkolle në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore, ku 90 persona ndodheshin në një strehë në momentin e sulmit dhe se dy persona u vranë, ndërsa rreth 60 prej tyre janë ende në rrënoja, transmeton Fol Drejt.
“Dy persona u vranë në bombardimin rus të një shkolle në fshatin ukrainas Bilokhorivka dhe dyshohet se 60 nga ata që mbetën nën rrënoja janë të vdekur”, tha sot guvernatori i Lugansk, Sergei Khaidai, raporton Reuters./FolDrejt/