Gjashtë të tjerë të plagosur – raketat S-300 goditën Kharkivin, duke shkatërruar një shkollë në zonë.
Gjatë natës nga e premtja në të shtunë, një civil mbeti i vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga bombardimet e një zone të banuar në Mykolayiv (në jug), ku u dëmtuan disa ndërtesa, njoftoi sot në Telegram guvernatori rajonal Vitaly Kim.
Ndërtesa kryesore u shkatërrua , sipas kryebashkiakut i cili publikoi fotot e ndërtesës së djegur në Telegram. Nuk ka informacione për viktimat e mundshme.
Sipas guvernatorit të rajonit të Kharkiv, Oleg Sinegubov, të paktën pesë raketa S-300 u hodhën drejt qytetit të Kharkiv gjatë natës nga e premtja në të shtunën.
Granatimet goditën gjithashtu vendndodhjet e Nikopol dhe Chervonogrigorivka në rajonin Dnipro (qëndrore-lindore) pa shkaktuar viktima, sipas njoftimit fillestar nga presidenca ukrainase.