Në mëngjesin e së martës në Kiev, u dëgjuan disa shpërthime të fuqishme. Sipas burimeve ndërkombëtare, një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur, transmeton Fol Drejt.
Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.
Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës, në një video-adresim të postuar në mediat sociale, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.
“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.
⚡️Apartment building in Kyiv on fire after Russian overnight shelling.
The fire was put out by 6:51 a.m., according to the State Emergency Service. One person has been hospitalized.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 15, 2022