Sipas BBC-së, pesë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur nga sulmet ruse me raketa, u godit qyteti qendror i Kropyvnytskyi, duke intensifikuar sulmet mbi territorin ukrainas, shkruan Fol Drejt.
Po ashtu është raportuar se tre persona vdiqën në Bakhmut, në lindje. Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake.
Sulmet ruse nuk kursyen as rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës. Kjo vjen pasi Ukraina kërkon të izolojë trupat ruse në jug të vendit.
Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga ShBA-të.
Për këtë, Rusia e ka të pamundur dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi Urën Antonivsky.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas i kapur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tani është “praktikisht i shkëputur nga territoret e tjera të okupuara”.
Megjithatë, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se Moska tani po ridislokon forcat e saj nga Ukraina lindore për të mbrojtur rajonin Kherson.
Luftimet, sipas raportimeve, në të gjitha këto fronte, po vijojnë të jenë të ashpra./FolDrejt/