Sipas BBC-së, nga zonat e luftës në Ukrainë është raportuar se qyteti jugor Zaporizhzhia ndodhet në një sulm brutal raketash, nga forcat ruse.
Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, nga këto sulme, shkruan BBC, transmeton F0l Drejt.
Burimet ukrainase thonë se rusët kanë pozicionuar tri nga grupet e saj taktike të batalionit në Vasylivka rreth 50 km në jug të qytetit, por nuk është ende e qartë nëse ata planifikojnë të nisin një ofensivë në Zaporizhzhia.
Zona është e rëndësishme sepse është një qendër kryesore transporti, veçanërisht për hekurudhat. Ajo është shtëpia e industrisë së rëndë duke përfshirë një fabrikë çeliku dhe disa kompani, duke përfshirë fabrikën Motor Sich e cila prodhon motorë për avionë, helikopterë e radarë, që rusët pretendojnë se i kanë goditur.
Zaporizhzhia është gjithashtu afër një centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë, në bregun jugor të lumit Dnieper. Termocentrali gjeneron më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit./FolDrejt/