Rusët kanë lëshuar dronët Shahed nga territori i Bjellorusisë. Sirena e sulmit ajror është dëgjuar në qytetin e Kievit dhe në rajonin e tij, raporton Ukrainska Pravda, përcjell Fol Drejt.
Një nga burimet ka raportuar se rusët kanë lëshuar 10 drone Shahed.
Kolonel Yurii Ihnat, Zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi: “Nëse sirena e sulmit ajror bie, atëherë ekziston një kërcënim. Ne nuk mund të bëjmë asnjë koment deri më tani, sepse nëse një sirenë e sulmit ajror aktivizohet, atëherë është e qartë se ekziston një kërcënim, dhe rrjedhimisht, operacionet luftarake janë duke u zhvilluar. Ne do të bëjmë deklarata sapo të kemi rezultatet.
Sulmet, duke përfshirë përdorimin e dronëve Shahed janë të mundshme. Rusët i kanë këta dronë në jug të Ukrainës, si dhe në Rusi dhe Bjellorusi. Nuk është hera e parë që sulmojnë Kievin nga Bjellorusia; dronët po fluturojnë përgjatë lumit Dnipro”.
Gjatë ditës, Forcat Ajrore të Ukrainës mund të përdorin më shumë mjete për rrëzimin e dronëve Shahed, duke përfshirë mitralozë të kalibrit të madh, armë kundërajrore, sisteme raketash me shumë lëshime, ekipe të lëvizshme zjarri dhe avionë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se dronët Shahed-136 ishin parë në rajonet e Kievit dhe Chernihiv. /FolDrejt/