Që nga fillimi i luftës pushtuesit rusë kanë vrarë më shumë civilë ukrainas sesa ushtarë tonë nga të gjitha strukturat e sektorit të mbrojtjes”, kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.
Udhëheqja shtetërore po punon për ta shpëtuar jetën e ukrainasve. Prioritet yni është organizimi i korridoreve humanitare për evakuimin e qytetarëve nga qytetet më të rrezikuara. Para së gjithash, nga Mariupoli, qytetet e rajonit Sumy, rajonit Kharkiv dhe nga disa periferi të Kievit. Gjithashtu, edhe dërgimi i mallrave për ata që kanë nevojë.
Kemi të dhëna se më shumë se 100 000 ukrainas u janë bashkuar radhëve të mbrojtjes ukrainase dhe më shumë se 200 000 qytetarë janë kthyer nga Evropa për ta mbrojtur vendin e tyre. Përveç këtyre, kanë ardhur vullnetarë të huaj që janë të gatshëm t’u bëjnë rezistencë pushtuesve rusë”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, pak çaste më parë.