Sulmet ajrore gjatë natës në qytetin verior të Chernihiv kanë ndërprerë furnizimin me ujë të qytetit. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e vendit. Ndërmarrja e ujit Chernihivvodokanal postoi në Facebook këtë mëngjes se po riparonte sistemin.
“Gjatë bombardimeve të natës është ndërprerë rrjeti i ujësjellësit…për shkak të rrjedhjeve është ndërprerë furnizimi me ujë i qytetit. Po fillojmë procesin e rikthimit të furnizimit me ujë të qytetit. Ky është një proces i gjatë: 3-4 orë,” shtoi ai. /abcnews.al/