Sipas CNN, forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën perëndimore dhe qendrore, transmeton Fol Drejt.
Ajo citon zyrtarë ukrainas të cilët thonë se gjatë mbremjës janë dëgjuar dy shpërthime shumë të fuqishme pranë Zhytomyr.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Volyn në Ukrainën perëndimore, Yuriy Pohuliaiko tha se është goditur një depo karburanti nga forcat bjelloruse.
ДСНС України повідомляє:
🔷 27 березня о 22:00 внаслідок ворожого обстрілу виникла пожежа на одному з підприємств для зберігання пального у Луцьку.
🔷 Рятувальниками на гасіння подано водяні та пінні стволи, проведено пінну атаку.
🔷 О пожежу локалізовано. Триває ліквідація. pic.twitter.com/XTltldOftO
— МВС України (@MVS_UA) March 28, 2022
“Dua t’ju informoj se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendin e goditur nga raketa. Për momentin nuk ka të raportuar për viktima.” Raketa u lëshua në një lartësi të ulët, duke iu shmangur zbulimit nga radarët, u shpreh ai.
Forcat ruse kanë shënjestruar pikat e furnizimit me karburant rreth Ukrainës gjatë ditëve të fundit, me Rusinë që konfirmoi sulmet në depot e karburantit në Lviv dhe jashtë Kievit të shtunën./FolDrejt/