Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të enjten se ka penguar forcat e armatosura të Ukrainës të vendosin flamurin e shtetit të tyre në ishullin e Gjarprit në Detin e Zi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se ushtria ukrainase u përpoq të bënte një gjest simbolik duke vendosur flamurin në ishull dhe të konsideronte si territor ukrainas të rimarrë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Avionët e Forcave Ajrore Ruse goditën menjëherë ishullin e Gjarprit me raketa me precizitet të lartë. Si rezultat i goditjes, një pjesë e ushtarakëve ukrainas u neutralizuan. Të mbijetuarit u larguan”, tha Konashenkov.
Më 2 korrik, ministria njoftoi se ushtarakët rusë u larguan nga ishulli i Gjarprit për të liruar kalimin për anijet tregtare që transportonin grurë dhe ushqime.
Konashenkov tha se forcat e armatosura ruse vazhduan të shkatërrojnë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe kundërshtari ka pësuar humbje të mëdha.
“Që nga fillimi i operacionit special ushtarak janë rrëzuar 234 avionë, 137 helikopterë, 1.479 dronë ndërsa janë shkatërruar 353 sisteme të mbrojtjes ajrore, 3.935 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 724 mjete luftarake raketahedhëse me shumë tyta, 3.102 artileri fushore dhe mortaja si dhe 4.064 mjete speciale ushtarake”, tha ai./FolDrejt/