Rusia ka hedhur akuza të rënda ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke pretenduar se këto të fundit kanë ndërtuar laboratorë biologjikë në territorin e Ukrainës.
Sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një takim me kërkesë të Rusisë për të diskutuar atë që Moska pretendon se janë “aktivitetet biologjike ushtarake të SHBA-së në territorin e Ukrainës”.
Akuzat janë hedhur poshtë nga amerikanët, duke i cilësuar si pretendime të rrejshme për ta justifikuar pushtimin e Ukrainës.
“Ky është pikërisht lloji i përpjekjes së flamurit të rremë që kemi paralajmëruar se Rusia mund të nisë për të justifikuar një sulm me armë biologjike ose kimike,” tha të enjten vonë Olivia Dalton, zëdhënëse e Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
“Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të ndezë botën ose të përdorë Këshillin e Sigurimit të OKB-së si një vend për të promovuar dezinformimin e tyre.”
Nga ana tjetër, edhe Presidenti Vlodymyr Zelensky ka thënë se këto janë të pavërteta duke shtuar se “ne jemi një vend i mirë!”.
Pretendimet se armët e shkatërrimit në masë kanë qenë duke u përgatitur në laboratorët e Ukrainës, janë shpifje e rusëve./FolDrejt/