Kryetari i bashkisë së qytetit ukrainas të Enerhodar, Dmytro Orlov, ka akuzuar ushtarët rusë se përdorin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia si një kështjellë nga ku mund të gjuanin.
“Okupatorët filluan të përdorin armë të rënda pranë NPP-së Zaporizhzhia, në zona të banuara. Kjo situatë është vërejtur gjatë javës së fundit. Pushtuesit po bombardojnë bregun e kundërt të lumit, qytetin e Nikopolit”, tha Orlov për transmetuesin ukrainas Espreso TV.
Ata e dinë shumë mirë se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk do t’i përgjigjen këtyre sulmeve, pasi ato mund të dëmtojnë termocentralin bërthamor, transmeton rtv21.tv.
“Prandaj, pushtuesit përdorin NPP-në Zaporizhzhia si kështjellë”, shtoi ai.
Orlov nuk është brenda Enerhodarit, pasi qyteti ka qenë nën pushtimin rus që në ditët e para të luftës, por thotë se ai mbetet në komunikim të ngushtë me banorët brenda qytetit.
“Okupatorët po përdorin punëtorët e NPP-ve dhe vendasit si pengje”, tha ai. “Njerëzit rrëmbehen me qëllim të marrjes së parave apo përfitimeve të tjera. Njerëzit mbahen në bodrume”./21Media