Zëvendëskomandanti i regjimentit Azov, Sviatoslav Kalina Palamar, thotë se në atë regjiment ka shumë të plagosur për të cilët ka kërkuar evakuimin.
Zëvendëskomandanti i regjimentit të Azov, Sviatoslav Kalina Palamar, deklaroi sot se Rusia ka vazhduar me granatimet intensive të “Azovstal” në Mariupol dhe shtoi se nuk mund të konfirmojë që të gjithë civilët janë larguar nga uzina e çelikut në atë qytet, transmeton Fol Drejt
Në një konferencë për shtyp në internet, Palamar tha se forcat ruse po përpiqeshin të pushtonin fabrikën e çelikut Azovstal, por se ata do të “vazhdonin të luftonin derisa të ishin gjallë”, raporton Reuters./FolDrejt/