Rusia thotë se ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas Su-25 dhe ka shkatërruar tre helikopterë Mi-8 në rajonin e Kharkiv.
Në përditësimin e saj të fundit, ministria e mbrojtjes pretendoi një sërë suksesesh pasi forcat e saj ajrore shënjestruan objekte të shumta ushtarake ukrainase gjatë natës, transmeton Fol Drejt.
BBC nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet. Pala ukrainase nuk është përgjigjur ende.
Më herët, Britania e Madhe ka thënë se Rusia ka dështuar të realizojë fitim të madh të territorit gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht rritjes së aktivitetit nga forcat e saj. Sipas deklaratës, Rusia ende nuk ka marrë kontrollin as ajrin, as detin./FolDrejt/