Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se në rajonin Lviv të Ukrainës është shkatërruar baza ku ruheshin armë dhe municione të prodhimit të huaj të ardhura nga Polonia.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ndau informacione lidhur me aktivitetet e ushtrisë ruse në luftën Rusi-Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Konashenkov tha më shumë se 50 ushtarë dhe gjashtë automjete ushtarake u shkatërruan si rezultat i sulmit kundrejt pozicioneve të përkohshme të Brigadës së 81 të Mjeteve Ajrore të Ushtrisë së Ukrainës në rajonin ukrainas Donetsk.
“Në afërsi të vendbanimit Radehiv në rajonin Lviv me raketa të precizionit të lartë me rreze të gjatë u shkatërrua baza në të cilën ruheshin armët dhe municionet e prodhimit të huaj të ardhura në Polonia për qeverinë e Kievit”, njoftoi Konashenkov.
Duke theksuar se ushtria ruse vazhdon sulmet e saj kundrejt elementëve ushtarake në Ukrainë, Konashenkov tha se në 24 orët e fundit janë shkatërruar tre qendra menaxhimi dhe katër depo të municioneve dhe të karburanteve.
“Deri më sot janë rrëzuar 261 avionë, 145 helikopterë, 1.669 mjete ajrore pa pilot ndërsa janë shkatërruar 361 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 4.231 tanke dhe mjete të blinduara, 782 multi-raketahedhëse, 3.242 obusë dhe mortaja, si dhe 4.676 mjete ushtarake të veçanta të ushtrisë së Ukrainës”, tha Konashenkov, duke shtuar se pesë mjete ajrore pa pilot janë goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse dhe se janë konfiskuar dy raketa të sistemit multi-raketahedhës ‘Uragan’./FolDrejt/